AFRIKA

REUTERS/Mike Hutchings
Gervinho shkëlqen edhe sot
26 January, 2013 @18:39
Ish futbollisti i skuadrave të njohura, Sabri Lamouchi, tash trajner i Bregut të Fildishtë, është dashur që të durojë deri në minutën e 87-të të ndeshjes që skuadra e tij të sigurojë trepikëshin.
Gervinho është kënaqur sot duke luajtur, ku ka shënuar një gol pas një pasimi të dyfishtë me Lacina Traoren, ndërsa ka qenë protagonist edhe te goli i fundit i shënuar nga Didier Ya Konan, në minutën e fundit të ndeshjes.
Me këto tre pikë, Bregu i Fildishtë është bërë ekipi i parë që potencialisht ka siguruar kalimin në çerekfinale të Kupës së Kombeve të Afrikës. Ata kanë 6 pikë nga dy ndeshje në Grupin D dhe gjinden në vendin e parë.
REZULTATI:
Bregu i Fildishtë - Tunisi 3-0 (Gervinho 21, Y. Toure 87, Ya Konan 90)