Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BUNDESLIGA

Xhaka s’luan, Gladbach fiton

REUTERS

Xhaka s’luan, Gladbach fiton


26 January, 2013 @17:55

Kohëve të fundit kosovari Granit Xhaka nuk po aktivizohet në ndeshjet e skuadrës së tij, Borussia Monchengladbach, nga trajneri Lucien Favre. Mirëpo mos prezenca e Xhakës në fushë, nuk po jetë pengesë për të fituar skuadra e tij.

Gladbach shënoi fitore kundër skuadrës Fortuna Dusseldorf, të cilën e mposhti me rezultat 2-1, me augolin e mbrojtësit mysafir, Juanan, dhe golin e mesfushorit, Patrick Herrmann, derisa për Dusseldorfin golashënues ishte Dani Schahin nga pika e bardhë.

Nga ndeshjet tjera të luajtura sot, Mainzi ka shënuar fitore të lehtë ndaj Greuther Furthit të Mërgim Mavrajt, derisa Eintracht Frankurt dhe Hannover shënuan fitore me rezultat 2-1.

REZULTATET:

Augsburg - Schalke 0-0

Eintracht Frankfurt - Hoffenheim 2-1 (Lanig 35’, Aigner 68’ - Beck 65’)

Greuther Furth - Mainz 0-3 (Szalai 54’ 84’, Malli 66’)

Hannover - Wolfsburg 2-1 (Abdellaoue 3’, Diouf 38’ - Madlung 47’)

Monchengladbach - Dusseldorf 2-1 (Juanan (AG)6’, Hermann 14’ - Schahin 50’)


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga