SERIE A

REUTERS/Max Rossi
Paloschi palon Lazion
26 January, 2013 @19:48
Chievo ka shkaktuar befasinë fillestare të xhiros së XXII në Serie A, duke e mposhtur Lazion në Romë 0-1.
Ish sulmuesi i Milanit, Alberto Paloschi, ka shënuar në minutën e 61-të të ndeshjes për t’ia sjellur 3 pikë shumë të rëndësishme ekipit nga Verona.
Chievo, që sot udhëhiqet nga ish lojtari i saj që vite më parë i solli në Serie A për herë të parë, Eugenio Corini, ka zhvilluar një lojë të mençur ndaj ekipit të Vladimir Petkovicit, ndërsa kosovari Lorik Cana nuk ka qenë fare në përbërje.
Lazio mbetet në vendin e tretë me 43 pikë, e Chievo kërcen në të 11-tën me 28 pikë.
REZULTATI:
Lazio - Chievo 0-1 (Paloschi 61)