Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FA CUP

Liverpool rrëzohet përtoke

Reagimi i portierit Brad Jones dhe të Sebastian Coatesit pas pësimit të golit të dytë. REUTERS/ Phil Noble

Liverpool rrëzohet përtoke


27 January, 2013 @19:11

Finalisti i vitit të kaluar në FA Cup, Liverpool, sivjet është përshëndetur herët nga kjo garë, ndërsa shkaktari kryesor për këtë, ishte skuadra nga kategoria e tretë e Anglisë, Oldham Athletic.

Skuadra e Oldhamit nga fillimi i ndeshjes u tregua se do ta realizojë befasinë, pasi që sulmuesi Matt Smith shënoi për 1-0 në minutën e dytë të ndeshjes. Luis Suarez e barazoi në 1-1, por portieri i të kuqve më pas u mposht edhe dy herë me golat e Smithit dhe të mbrojtësit, Reece Wabara. Krejt çka arriti të bëj Liverpooli deri në përfundim të ndeshjes, ishte zvogëlimi i disavantazhit në 3-2 me golin e Joe Allenit.

REZULTATI:

Oldham - Liverpool 3-2 (Smith 2’ 45’, Wabara 48’ - Suarez 17’, Allen 80’)


 
Të gjitha lajmet nga Premier League