SERIE A

REUTERS/Alessandro Garofalo
Java e Milanit dhe Napolit
27 January, 2013 @16:59
Një gol i ‘faraonit’ Stephan El Shaarawy në minutën e 30-të të ndeshjes ka qenë i mjaftueshëm për rossonerët që të kthehen me gjah të plotë nga Bergamo për në Milano.
Me fitoren në këtë ndeshje, ku gjyqtari ndau 12 kartonë të verdhë, një të kuq, Milan ka kërcyer në vendin e pestë të Serie A-së, pas barazimit të Romës dhe humbjes së Fiorentiës.
Ekipi tjetër që regjistroi fitore në javën ‘bingo’ ishte Napoli. Përkundër se kishin epërsinë e arritur me anë të sllovakut Marek Hamsik, Parma barazoi në minutën e 75-të.
Por ishte super uruguajani, El Matador, Edinson Cavani, që me golin e tij disa minuta para përfundimit ia siguroi fitoren e madhe napolitanëve.
Napoli tash ka vetëm 3 pikë më pak se Juventusi që gjindet në vendin e parë me 49 pikë.