REAL

REUTERS/Juan Medina
Cristiano djeg Getafen
27 January, 2013 @15:04
Cristiano Ronaldo ka shënuar hat-trick brenda dhjetë minutava sot për t’ia sjellur tre pikë të reja ekipit të tij në kuadër të La Ligas.
Në fakt, pjesa e parë kaloi në qetësi - pasi që nuk kishte gola. E në pjesën e dytë rrjetën e portierit Moya të Getafes i pari e tundi Sergio Ramos. Ndërsa pas tij ishte koha për yllin portugez që edhe njëherë tregoi aftësitë e tija fantastike.
Real Madridi me këtë fitore tani ka 43 pikë, 4 më pak se Atletico Madrid që gjindet në vendin e dytë, derisa Getafe mbetet në kuotën e 26 pikëve dhe në vendin e 11-të.
REZULTATI:
Real Madrid - Getafe 4-0 (Ramos 53, Ronaldo 62, 65, 72)