TURQI
NTV spor
Galata fiton, Sneijder debuton
27 January, 2013 @20:30
Transferi senzacional i Galatasarayit, Wesley Sneijder, sot debutoi për skuadrën turke në ndeshjen derbi kundër Besiktasit. Holandezi u inkuadrua në lojë në minutën 57’ për ta zëvendësuar Emre Çolakun dhe për të kontribuar në fitoren e skuadrës së tij.
Galatasaray shënoi fitore me rezultat 2-1 me golat e Emre Çolakut dhe të Albert Rieras, ndërsa goli i vetëm për mysafirët u shënua nga mbrojtësi çek, Tomas Sivok.
Ekipi i Fatih Terimit 30 minutat e fundit të ndeshjes i luajti me një lojtar më pak, pas ndëshkimit me karton të kuq të brazilianit Felipe Melo.
Pas kësaj jave, Galatasaray gjendet në krye të radhitjes tabelare të Superligës turke me 36 pikë, i ndjekur nga Fenerbahçe dhe Besiktas që kanë nga 31 pikë.