MESSI X4

REUTERS/Albert Gea
Një më shumë se Ronaldo!
27 January, 2013 @21:00
Barcelona ka shënuar fitore me rezultat të thellë 5-1 kundër skuadrës Osasuna, në kuadër të javës XXI në La Liga.
Argjentinasi Lionel Messi përsëri ishte i pandalshëm për kundërshtarin, pasi që shënoi katër gola, ku njëra prej tyre ishte nga pika e bardhë. Goli tjetër për katalonasit u shënua nga Pedro, ndërsa për Osasunan realizatori i vetëm ishte Raoul Loe.
Fitorja e Barcelonës u lehtësua edhe më shumë kur në minutën e 27’ u ndëshkua me karton të kuq Alejandro Arribas i Osasunas dhe u largua nga ndeshja për ta lënë ekipin e tij me 10 lojtarë.
Me këtë fitore Barcelona vazhdon të kryesoj në tabelë me 58 pikë, ndërsa Osasuna mbetet në zonën e rrezikshme me 18 pikë.
REZULTATI:
Barcelona - Osasuna 5-1 (Messi 11’ 28’ 56’ 58’, Pedro 40’ - Loe 24’)