Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MESSI

Super rekorderi!

REUTERS/Albert Gea

Super rekorderi!


28 January, 2013 @10:49

Magjistari Lionel Messi ka arritur edhe një shifër në kohë rekorde. Me katërgolëshin e tij të shënuar mbrëmë ndaj Osasunas ai ka arritur të bëhet lojtari më i ri në La Liga, që ka arritur këtë shifër. 

Me këto gola, Messi ka arritur në klubin magjik të 200-sheve, ku bëjnë pjesë legjendat e kampionatit spanjoll si Zarra, Hugo Sanchez, Raul, Di Stefano, Cesar, Quini dhe Pahino. 

Mirëpo, më e rëndësishmja është që Messi këtë shifër e ka arritur me moshë 25 vjet e 217 ditë, që në fakt është pesë vjet më herët sesa legjenda e fundit e Real Madridit, Raul Gonzalez (30 vjet e 255 ditë). 

Kur u pyet pas ndeshjes për arritjen e tij, Messi u përgjigj si gjithmonë i thjeshtë: “Zhvilluam një ndeshje të mrekullueshme.” 

MBI 200-shet e LA LIGAS: 

1. Zarra 251, 

2. Sanchez 234, 

3. Raul 228, 

4. Di Stefano 227, 

5. Cesar 224, 

6. Quini 219, 

7. Pahino 210 

8. Messi 201. 

*Pas emrit të lojtarit është i shënuar numri i golave të shënuara në La Liga. 


 
Të gjitha lajmet nga La Liga