PREMIER LEAGUE

REUTERS/Stefan Wermuth
City humb pikë
29 January, 2013 @22:49
Seria e mirë prej katër fitoreve rresht në Premier League nga kampioni, Manchester City, ka përfunduar sonte. Të kaltërit e Manchesterit u ndanë me barazim pa gola nga ndeshja kundër skuadrës së fundit në tabelë, Queens Park Rangers.
Me rezultat të barabartë përfunduan edhe ndeshjet ndërmjet Sunderland - Swansea dhe Stoke City - Wigan Athletic, me rezultat 0-0, përkatësisht 2-2.
Ndërsa fitoren e vetme sonte e shënoi skuadra Newcastle United, e cila e mposhti Aston Villan si mysafire me rezultat 1-2. Golat për Newcastle-in i shënuan Pappis Cisse dhe Yohan Cabaye, ndërsa sulmuesi belg, Christian Benteke shënoi nga pika e bardhë për ta ngushtuar epërsinë dhe për ta përcaktuar rezultatin final 1-2.
REZULTATET:
Aston Villa - Newcastle 1-2 (Benteke 49’ - Cisse 19’, Cabaye 31’)
QPR - Manchester City 0-0
Stoke - Wigan 2-2 (Shawcross 23’, Crouch 48’ - McArthur 50’, Santo 61’)
Sunderland - Swansea 0-0