Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BERNABEU

Territori i Puyolit

REUTERS/ Albert Gea

Territori i Puyolit


30 January, 2013 @9:59

Në pesë vitet e fundit, sa herë që Carles Puyol ka qenë në fushë ndaj Real Madridit, Barcelona ka fituar. Që prej asaj kohe, Barcelona kur e ka pasur Puyolin në formacion në Santiago Bernabeu nuk e ka përjetuar humbjen. 

Ndërsa për karakteristikë, derisa Barcelona fitonte 1-0 në Bernabeu dhe Puyoli u nxorrë nga loja (në njërën nga këto ndeshje) në minutën e 57-të, madrilenët kishin barazuar në 1-1. 

Ky rekord daton që nga 7 maji i vitit 2008. Ndërsa dashuria e qendërmbrojtësit të katalonasve me stadiumin Santiago Bernabeu ka filluar të thellohet, pasi që ai ka shënuar dy herë në ndeshjet e fundit të luajtura në tempullin e mbretërve. 

Real Madrid dhe Barcelona takohen sonte në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Mbretit. (Marca)


 
Të gjitha lajmet nga La Liga