Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

HUMBJA E 10 SEZONALE

Interi s’gjen golin, Fiorentina feston super-serinë

Interi s’gjen golin, Fiorentina feston super-serinë


2 April, 2023 @2:00

Fiorentina ka arritur të shokojë Interin të shtunën me një perforamancë luftarake në Meazza, ndërsa Interi vendas do të qajë rastet e humbura dhe mosgjetjen e rrjetës së kundërshtarit pas disfatës së dhjetë sezonale - që siç e potencoi edhe Simone Inzaghi pas ndeshjes, është shumë!

Por, në anën tjetër Fiorentina është në seri të jashtëzakonshme për ekipin, derisa ka shënuar fitoern e tetë radhazi në të gjitha garat, para se të shkojë në ndeshjen e Copa Italia në mesjavë ndaj Cremoneses. Inter 0-1 Fiorentina [Bonaventura 53].

Ka qenë Giacomo Bonaventura që i dha fitoren vjollcëve nga Firenca, ndërsa në fund, Inter humbi rastin për të dalë në pozitën e dytë të renditjes dhe tashmë mund të përfundojë fundjavën në pozitë të katërt, nëse Milan mposht Napolin të dielën.

SERIE-A:

1. Napoli 71p
2. Lazio 52p
3. Inter 50p
4. Milan 48p.

Kliko X për të larguar reklamën dhe për t’i shikuar golat e ndeshjes


 
Të gjitha lajmet nga Serie A