Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BELFAST

Irlanda Veriore kërkon pikë, për klasifikim në vazo për EURO

Foto: NINT/fb

Irlanda Veriore kërkon pikë, për klasifikim në vazo për EURO


23 September, 2022 @14:49

—Irlanda Veriore është e vendosur që të marrë 4 pikë nga 2 ndeshjet e edicionit të tretë të Ligës së Kombeve.

Veriirlandezët luajnë nesër ndaj Kosovës, ndërsa pas kësaj takohen me Greqinë, që veçse është fituese e grupit.

Sipas Belfast Telegraph ata kërkojnë 4 pikë nga këto dy ndeshje ashtu që të sigurojnë vazon e katërt për shortin e EURO 2024 që do të mbahet më 9 tetor në Frankfurt.

TABELA, REZULTATET dhe NDESHJET

Kjo do t’i mundësonte atyre që të marrin së paku disa kundërshtarë më të dobët se ata në fazën grupore, ndërsa rënien në vazon e pestë po e konsiderojnë si një katastrofë për futbollin e tyre.

Kujtojmë, në ndeshjen e parë të zhvilluar në Prishtinë, Kosova kishte mposhtur Irlandën Veriore 3-2.


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve