Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ZYRTARE

Ish-braziliani i Kukësit e Niklit, përforcon Dukagjinin

Ish-braziliani i Kukësit e Niklit, përforcon Dukagjinin


24 July, 2021 @11:17

Një futbollist brazilian është zyrtarizuar sot si lojtari më i ri i Dukagjinit nga Klina!

Skuadra e sapo-rikthyer në Superligë ka nënshkruar sot me brazilianin Da Silva Carioca, i cili është 33-vjeçar dhe luan në rolin e mesfushorit ofansiv.

Tri vitet e kaluara Carioca ishte pjesë e skuadrës së Feroniklit, kurse më herët gjatë karrierës ka luajtur edhe në Shqipëri te skuadra e Kukësit, me të cilën e ka fituar Kupën e Shqipërisë si dhe ka luajtur në garat evropiane.

Mbrëmë skuadra nga Klina e zyrtarizoi një tjetër përforcim, futbollistin Moriba nga Guinea, kurse ditë më parë ka zyrtarizuar edhe futbollistët Argjend Bardhi, Ergyn Ahmeti, Henry Chibueze e Arbër Shala.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga