Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MANCHESTER UNITED

Ish-drejtori teknik i Besës, skaut te Manchester United

Ish-drejtori teknik i Besës, skaut te Manchester United


17 December, 2021 @15:02

Një lajm interesant nga Anglia.

Jerome Klein është zyrtarizuar sot si skauti më i ri i Manchester Unitedit për regjionin e akademive të Francës.

Klein gjatë karrierës së tij ka qenë për rreth 13 vite skaut i skuadrës së famshme franceze PSG, e më interesant është fakti që në vitin 2020 Klein u bë drejtor teknik i skuadrës së Besës nga Peja.

Klein detyrën e tij si drejtor teknik i Besës e mori me 1 gusht të vitit 2020, e tash ai do të ketë detyrë të re, do të jetë skaut i 20-herë kampionit anglez, Manchester Unitedit.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga