ARCHIE THOMPSON
Ish-rekorderi lëvdon Besart Berishën
2 January, 2017 @14:33
Futbollisti australian, Archie Thompson, që deri sot mbante rekordin prej 90 golave të shënuara në A League të Australisë, ka lëvduar Besart Berishën, pasi që ky ia theu rekordin.
Thompson në rrjetin social Twitter ka shkruar:
“Nëse rekordi im do të duhej të shkonte, jam i lumtur që është thyer nga një profesionist i vërtetë si Besart Berisha.”
Besart Berisha nga sot është rekorderi i golave të shënuara në elitën e futbollit australian, pasi që ka arritur shifrën e 91 golave të shënuara aty.
Well done my brother @BesartBerisha7