IKJA E BAILLYT
Mou i dëshpëruar për çështjen Bailly
1 January, 2017 @16:59
Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, ka mbetur i befasuar me vendimin e Bregut të Fildishtë, për të mos i dhënë 24 orë më shumë mbrojtësit Eric Bailly për të qëndruar në Old Trafford.
Bailly është ftuar nga trajneri i Bregut të Fildishtë, Michel Dussuyer, për reprezentacion në rrugën e tyre për të mbrojtur titullin e Afrikës.
“Bailly po shkon. Ai duhet të jetë atje më 2 janar. Ne kërkuam që të na e lejojnë deri më 3 janar, që së paku ta kemi në dispozicion edhe ndaj West Hamit, por nuk na lejuan,” ka thënë Mourinho për faqen zyrtare të Unitedit sot.
“Me kësi lloj vendimesh, që po kontrollojnë çdo sekond të lojtarëve, jam i sigurt se Bregu i Fildishtë do ta mbrojë titullin e Afrikës,” ka shtuar më tej Mourinho, që shpresonte ta kishte në ekip Baillyn për ndeshje ndaj West Ham Unitedit.