Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NË PODUJEVË

Ish-reprezentuesi Suad Sahiti, zyrtarisht te Llapi

Suad Sahiti sot, duke u prezantuar te Llapi/ Foto: KFLlapi/ fb

Ish-reprezentuesi Suad Sahiti, zyrtarisht te Llapi


22 February, 2023 @14:38

Futbollisti 28-vjeçar Suad Sahiti është lojtar i ri i Llapit, ka bërë të ditur sot klubi nga Podujeva përmes një njoftimi në llogarinë zyrtare të klubit në Facebook.

Llapi i ka dëshiruar mirëseardhje Sahitit në ekip, ndërsa lojtari ka nënshkruar kontratë 1.5-vjeçare me ekipin e tij të ri.

Sahiti së fundi ka qenë pjesë e Shibenikut në Kroaci, ndërsa ka përvojë edhe në ekipe si Larisa e Greqisë, Semptevri Sofia dhe Wisla Plock.

Ai përndryshe ka regjistruar vetëm një paraqitje me Kosovën, në përballjen miqësore kur ishte larguar Albert Bunjaki dhe përkohësisht ekipin e kishte drejtuar Muharrem Sahiti, para se të vinte Bernard Challandes.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga