NGA KOSOVA NË SHQIPËRI
Ismajli me pasaportë shqiptare, po bëhet kuqezi!
30 October, 2018 @23:00
Kapiteni i përfaqësueses U21 të Kosovës, Ardian Ismajli, pritet të jetë një emër i ri në kombëtaren e Shqipërisë.
Sipas Supersportit shqiptar, futbollisti është pajisur me pasaportë shqiptare nga Presidenti i Shqipërisë dhe pritet që në nëntor të marrë ftesë nga përzgjedhësi i kuqezinjëve, Christian Panucci, për ndeshjet kundër Skocisë dhe Uellsit.
Ismajli do ta ndjek rrugën e Kastriot Dermakut, i cili po ashtu la Kosovën për Shqipërinë, ndërsa që të dy luajnë në pozitat e mbrojtjes, pikërisht aty ku ka më së shumti nevojë përfaqësuesja e Kosovës.
22 vjeçari është pjesë e skuadrës Hajduk të Kroacisë, ndërsa më parë ka luajtur vetëm një ndeshje miqësore me përfaqësuesen A të Kosovës dhe ate pikërisht kundër Shqipërisë.