INTERESANTE NË PREMIER LIGË
10 xhiro, 3 ekipe - historike në Premier Ligë
30 October, 2018 @21:15
Për herë të parë në histori të Premier Ligës pas 10 xhirove janë 3 ekipe që nuk kanë pësuar.
Manchester City, Liverpool dhe Chelsea janë treshja e Premier Ligës që po marshojnë krahë-për-krahë në luftë për titullin kampion të këtij edicioni në Premier Ligë, pasi ka kaluar çereku i parë i ndeshjeve të stinorit.
City dhe Liverpool kanë nga 8 fitore e 2 barazime pas 10 xhirove, e Chelsea 7 fitore e 3 barazime deri tash.
City pret Southamptonin, Liverpool i shkon Arsenalit, ndërsa Chelsea pret Crystal Palacin në xhiron që vjen, ndërsa rekordi i treshes pritet të shihet deri kur do të vazhdojë.