LAZIO-INTER
Triumf në Olimpico për vend të dytë
29 October, 2018 @22:40
Inter është ndjekësi kryesor i Juventusit lider pas dhjetë xhirove të para të Serie A-së.
Me fitore si mysafir 3-0 në Olimpico të Romës ndaj Lazios, te të cilët për 90 minuta në bankë rezervë ishte Valon Berisha i Kosovës, ndërsa 90 minuta në portë Thomas Strakosha i Shqipërisë - Inter ka kapur pozitën e dytë të klasifikimit në tabelë dhe është 6 pikë larg bianconerëve.
Mauro Icardi ka shënuar dy herë, ndërsa një tjetër e dha Marcelo Brozovic për fitoren e neroazzurrëve sonte, që duket të jenë në formë të mirë këto muaj.