AKADEMIA
Ajax dominon Evropën
29 October, 2018 @11:58
Në raportin e fundit, CIES hedh dritë mbi suksesin e akademive të klubeve futbollistike të Evropës. Sipas statistikave të përmbledhura nga ky institut, akademia e Ajaxit rezulton të jetë ushqyesja më e madhe e klubeve evropiane me talente.
Ajax ka 77 futbollistë nga akademia e tyre të shpërndarë nëpër klubet e ligave të para në Evropë. Ky numër është rritur për 7 lojtarë në krahasim me tetorin e vitit të kaluar. Lojtarë të akademisë, bazuar në rregulloret e UEFA-s, konsiderohen lojtarët të cilët ndërmjet moshës 15-21 vjeçare kanë kaluar së paku tri vite në klub. Pas Ajaxit, vijojnë Dynamo e Kievit dhe Partizani i Beogradit me nga 69 lojtarë.
E vetëm pesë ligat më të mëdha të Evropës furnizohen nga Reali i Madridit. Klubi mbretëror ka 36 lojtarë të akademisë të shpërndarë nëpër klubet e pesë ligave kryesore. Pasohet nga Lyon me 35 lojtarë, dhe Barcelona me 34 lojtarë.
Akademitë më furnitore të Evropës
1 | Ajax | 77 lojtar | +7 (ndryshimi prej tetorit 2017) | |
2 | Dynamo Kyiv | 69 | +15 | |
3 | Partizan | 69 | +10 | |
4 | Dinamo Zagreb | 66 | -1 | |
5 | Crvena Zvezda | 61 | +9 | |
6 | Sporting CP | 58 | +4 | |
7 | Real Madrid | +53 | -4 | |
8 | Sparta Praha | 52 | -2 |
Akademitë më furnitore të Top5 ligave të Evropës
1 | Real Madrid | 36 | -4 | |
2 | Olympique Lyonnais | 35 | +4 | |
3 | Barcelona | 34 | 0 | |
4 | Athletic Bilbao | 26 | -1 | |
5 | PSG | 24 | +4 | |
6 | Stade Rennes | 24 | +2 | |
7 | Manchester United | 24 | -4 | |
8 | Real Sociedad | 23 | 0 |