MARCA
Lopetegui ecën nesër, vjen italiani
28 October, 2018 @20:24
Marca menjëherë pas ndeshjes së humbur rëndë të Real Madridit ndaj Barcelonës ka bërë të ditur se dita e nesërme do të jetë e fundit për Julen Lopeteguin te ekipi i tij.
“Ai i ka thënë lamtumirë lojtarëve në zhveshtore pas ndeshjes,” ka shkruar ndër të tjera Marca...
Ndërsa në të njejtin artikull madrilenja e njohur bën të ditur se trajneri italian, Antonio Conte, pritet të arrijë që nesër në Madrid për të bërë marrëveshje me kryetarin e Realit.
“Italiani mund të arrijë të hënën në Madrid, por nëse çështja nuk kryhet shpejt, Solari do të qëndrojë në postin e Lopeteguit derisa të rehatohet gjithçka,” shkruan aty.
Conte ka drejtuar reprezentacionin e Italisë, Juventusin dhe Chelsean në të kaluarën, ndërsa aktualisht është i lirë si trajner.