MILAN-SAMPDORIA
Rikthehen në lojë për fitore
28 October, 2018 @21:08
Me dy sulmues nga fillimi, loja e Milanit ishte e prirë për të qenë efikase. Por, pas golit të hershëm nga Cutrone, ish-lojtari i Milanit, Riccardo Saponara shënoi dhe i ktheu favorin Quagliarellas për të cilin asistoi pas dhjetë minutave për të kaluar Sampdorinë në epërsi. Në minutën e 36të erdhi goli i katërt në ndeshje, i barazimit, të cilën Higuain e shënoi pas një bashkëpunimi me Cutronen.
Pas asistimit të tij të shtatë të sezonit, Suso shënoi golin vendimtar me të kaluar një orë lojë.
Me një ndeshje më pak, Milani ngjitet në kuotën 15 pikëve për të ndarë pozitën e gjashtë me tri ekipe tjera, përfshirë Sampdorinë.