MEDIA
Shkarkimi i Lopeteguit, do t’i kushtojë shumë Realit
29 October, 2018 @19:37
Trajneri i Real Madridit, Julen Lopetegui, pas formës jo të mirë të skuadrës, por edhe humbjes në El Clasicon e fundit, bindshëm nga Barcelona, tashmë botërisht përflitet për largimin nga ekipi.
Por, kjo nuk do të jetë punë e lehtë për Real Madridin, edhe pse është ndër ekipet më të pasura në botë.
Kushdo që të vijë në Real Madrid pas tij, s’është interesante, por Real Madrid do të duhet ta paguajë Lopeteguin rreth 18 milionë euro, pasi ka kontratë deri në vitin 2021 me afro 6 milionë euro rrogë vjetore.