KOSOVA U17
Kosova U17 mposht Zvicrën, një hap pranë kualifikimit
29 October, 2018 @18:37
Pas humbjes me rezultat 1-2 nga Skocia në ndeshjen e parë, përfaqësuesja e Kosovës U17 e ka mposhtur sot me rezultat 1-0 Zvicrën, për t’i rritur kështu gjasat për kalim në raundin tjetër të kualifikimeve drejt Evropianit të vitit 2019.
Golin e fitores për Kosovën U18 sot e shënoi Valon Zumberi, gol me të cilin të përzgjedhurit e Besnik Kollarit i afrohen shumë kualifikimit, pasi që në ndeshjen e fundit të grupeve, ata do të përballen me Qipron, që është kundështar shumë i më i lehtë sesa Zvicra.
Ndeshjet e fundit të Grupit 5, grupit të Kosovës, luhen më datën 1 nëntor, ndërsa pa marrë parasysh rezultatit në ndeshjen mes Zvicrës e Skocisë, nëse Kosova e mposht Qipron, kalon në fazën e dytë të kualifikimeve drejt Kampionatit Evropian.
GRUPI 5
1 | SKOCIA U17 | 2 NDESHJE | 4 PIKË | |
2 | KOSOVA U17 | 2 NDESHJE | 3 PIKË | |
3 | ZVICRA U17 | 2 NDESHJE | 3 PIKË | |
4 | QIPRO U17 | 2 NDESHJE | 1 PIKË |