PARTIZANI-SKËNDERBEU
Muzaka e Bregu për fitore, për t’u ngritur në fron
29 October, 2018 @21:09
Shpërthimi në pjesë të dytë i ekipit të Orges Shehit ka bërë që Skënderbeu të fitojë derbin ndaj Partizanit në Selman Stërmasi dhe të marrë kreun e Superiores shqiptare.
Gjergji Muzaka shënoi për epërsinë e mysafirëve 1-0 (64’) ndërsa krejt në fund ka qenë Dejvi Bregu që ka vulosur fatin e takimit kur shënoi për 2-0 (90’+5) në të mirë të Skënderbeut.
Tre pikësh, që e bën Skënderbeun me 23 pikë dhe e çon në krye të tabelës, ndërsa Partizani bie në vend të dytë, me 22, pas disfatës së dytë të stinorit.