Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIRIA - FERIZAJ

E katërta me radhë për Lirinë

Foto: KF Ferizaj

E katërta me radhë për Lirinë


30 October, 2018 @15:28

Në një ndeshje të luajtur me mot me shi, Liria e Ferizaji kanë barazuar me rezultat të bardhë, 0-0. Për skuadrën vendase kjo ishte xhiroja e katërt me radhë që fitorja nuk vjen, gjë që po rezulton me një pozitë aspak të lakmueshme në tabelën e klasifikimit.

Gjatë ndeshjes raste për shënim patën të dyja skuadrat, mirëpo të pranishmit në stadiumin “Përparim Thaqi” nuk panë gola dhe skuadrat u detyruan t’i ndajnë pikët.

TABELA AKTUALE

Ky barazim bën që kriza e Lirisë të vazhdojë dhe kjo skuadër të mbetet në vendin e parafundit në tabelë, kurse Ferizaji momentalisht ka një pikë më tepër se Liria.



FORMACIONET STARTUESE

Liria: Gashi, Thaqi, Gjeraj, Bytyqi, Walidjo, Susuri, Daci, Fetahaj, Gashi, Memaj, Karahoda.

Ferizaj: Blakqori, Haxhaj, Mone, Marku, R.Jashari, Asani, Kaqiku, G.Jashari, Gashi, Bërbatovci, Hamiti.

 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga