FLAMURTARI - DRITA

Nuk ndalet kampioni!
30 October, 2018 @15:23
Në takimin e luajtur ndaj Flamurtarit në kryeqytet, skuadra e Dritës ka arritur të shënojë fitore me rezultat 0-1.
Goli i vetëm i takimit u shënua nga Endrit Krasniqi në minutën e 25’ të takimit, gol i cili erdhi pas asistimit nga Xhevdet Shabani.
Në vazhdim të ndeshjes, raste u paraqitën për të dyja skuadrat, mirëpo portat mbeten të paprekura dhe ndeshja u mbyll me rezultatin përfundimtar 0-1.
Kjo ishte fitorja e pestë rresht për kampionin në fuqi të Kosovës, kurse me këtë humbje Flamurtari mbetet në kuotën e 19 pikëve pas 13 xhirove.
FORMACIONET STARTUESE
Flamurtari: Shehu, Ahmeti, Maxhuni, Quansah, Dumani, Bruqi, Maliqi, Boshnjaku, Krasniqi, Shabani, Shillova. Drita: Rexhepi, Limani, Gërbeshi, Kaja, Leci, Shaqiri, Bujar Shabani, Krasniqi, Vucaj, Xhevdet Shabani, Haxhimusa |