ARDIAN ISMAJLI, PARA NDESHJES
Ismajli: Sa më kompakt, aq më mirë
7 November, 2017 @15:18
Mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës U21, Ardian Ismajli, që mbron ngjyrat e Hajdukut të Splitit pas stërvitjes së parë me shpresat e Kosovës ka thënë se ekipi nuk ka shumë njohuri për kundërshtarin, por pret që të jenë kompakt në lojë për të arritur te rezultati.
“Stërvitja e parë nuk ishte me ngarkesë të madhe dhe gjithçka kaloi mirë. Tek futbollistët shihet një vullnet i madh për punë dhe të gjithë e kanë pritur më padurim këtë grumbullim. Shpresoj se në dy ditët e ardhshme do të punojmë maksimalisht që në ndeshjen kundër Izraelit të shfaqemi sa më kompakt. Nuk kemi shumë njohuri për kundërshtarin, por besoj se me analizat që do t’i bëjmë së bashku me trajnerët do të arrijmë ta kemi përafërsisht të ditur se më kemi të bëjmë. Shpresoj se edhe kësaj radhe nuk do t’i zhgënjejmë tifozët tanë as me paraqitje e as me rezultat,” ka thënë Ismajli sot për FFK-në.
SHIKO: Lista e lojtarëve të ftuar dhe tabelën
Kosova U21 do t’i ketë 2 përballje në grupin e saj përgjatë nëntorit. Pas duelit me Izraelin U21 që zhvillohet më 9 nëntor, ekipi udhëton drejt Bakus për duel ndaj Azerbejxhanit më 14 nëntor.