MEDIA
Lojtari i Gjilanit ftohet nga Kosova!
7 November, 2017 @10:40
Edhepse ende nuk ka dalur lista e ftesave të lojtarëve për miqësoren ndaj Letonisë, Gazeta Sheshi ka mësuar se u.d. selektori i Kosovës i ka bërë ftesë edhe futbollistit të Gjilanit.
Sipas portalit në fjalë, Armend Thaçi, mbrojtësi i dalluar i Gjilanit është në listën e ftesave të Muharrem Sahitit për përballjen miqësore ndaj Letonisë që zhvillohet më 13 nëntor 2017 në Adem Jashari të Mitrovicës.
Derisa ishte Albert Bunjaki selektor, një gjë e tillë nuk kishte ndodhur asnjëherë përveç te portierët.