GJAKOVË
BOROZANI
Istogu befason Vëllaznimin
16 March, 2014 @16:16
Në ditën kur i tërë qyteti i Gjakovës priste fitoren e Vëllaznimit dhe konfirmimin e djelmoshave të Ajet Shoshollit drejt rrugës së kthimit të tyre për Superligë, ata dështuan.
Mysafirët nga Istogu kanë arritur që të shënojnë një gol kah fundi i takimit nëpërmjet Adnan Maxharrajt për të shënuar fitoren tepër të rëndësishme për ‘troftat’.
Istogu tgash i është afruar në vetëm një pikë Vëllaznimit kryesues në Ligë të Parë, derisa lufta për kthim në Superligë po bëhet gjithnjë e më interesante aty.
Vëllaznimi (36), Istogu (35) kanë katër pikë më shumë se Gjilani në vendin e tretë, derisa Superligën e kërkojnë të gjitha skuadrat deri në vendin e shtatë: Dukagjini (29), 2 Korriku (28), Llapi (28) e Liria (25).