Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BUNDESLIGA 2

Azemi shënon, Mavraj përjashtohet

Azemi shënon, Mavraj përjashtohet


16 March, 2014 @16:06

Ndeshja ndërmjet Greuther Furth de Union Berlin përfundoi me rezultat të barabartë 1-1, ndërsa akterët kryesorë te Greuther Furth ishin dy futbollistët shqiptarë, Mërgim Mavraj dhe Ilir Azemi, njëri për të mirë e tjetri për të keq.

Azemi ishte autor i golit të barazimit për skuadrën e tij duke shënuar në minutën 58’ golin e tij të katërt për këtë stinor, kurse Mavraj në minutën 90’ u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe pastaj me të kuq duke e lënë skuadrën me një lojtar më pak në minutat e fundit të ndeshjes.

Greuther Furth gjendet në pozitën e dytë në Bundesliga 2 me 44 pikë, kurse Union Berlin është i gjashti në tabelë me 38 pikë të tubuara deri më tani.


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga