BESA 0-4 ISTOGU

Istogu bindshëm ndaj Besës, për frymëmarrje
7 November, 2021 @19:10
Pas krizës së rezultateve dhe ndërrimit të kryetrajnerit, Istogu ka filluar të marrë pikë të rëndësishme për të dalë nga pjesa e poshtme e renditjes tabelare.
Kështu sot ka ardhur edhe fitorja e dytë me trajnerin Bekim Shotani, ndërsa Istogu ka shfrytëzuar mundësinë ndaj Besës, duke shënuar dy herë për pjesë për fitoren bindëse 0-4.
Besa 0-4 Istogu [Egzon Kurteshi x2, Granit Arifaj, Qëndrim Krasniqi]
Përndryshe kjo ka qenë fitorja e tretë sezonale për troftat dhe kështu kanë dalë në poztë të tetë të renditjes dhe kanë përmirësuar gol-dallimin duke e bërë pozitiv. Besa e fundit, shpreson në këndellje në ndeshjet tjera për të shpëtuar nga rënia!