ISTOGU - PRISHTINA E RE

Istogu e mbyll stinorin e rregullt me fitore
6 April, 2021 @21:05
Skuadra e Istogut duke e mposhtur Prishtinën e Re me rezultat 86-65, e mbylli stinorin e rregullt me fitore.
Istogu nuk luajti me lojtarët kryesor të skuadrës, por prapseprapë arriti të shënojë fitore.
Labinot Kelmendi dhe Ardit Pepaj me nga 18 pikë secili, ishin koshashënuesit më të mirë te Istogu, kurse u ndihmuan edhe nga Dardan Maxharraj me 14 pikë.
Te Prishtina e Re u dalluan Arti Islamaj dhe Luftim Cikaqi me 14 pikë.
Istogu e mbylli stinorin e rregullt në pozitën e dytë me 15 fitore e 3 humbje, kurse Prishtina e Re me 4 fitore e 14 humbje aktualisht gjendet në pozitën e shtatë.