MAVS - JAZZ

Doncic ndal serinë prej 9 fitoreve të Jazzit
6 April, 2021 @8:48
Skuadra e Dallas Mavericksit, ka arritur një fitore të rëndësishme për Play Off, ndaj Utah Jazz.
Mavs e mposhtën Jazzin me rezultat 111-103, derisa Utah pësoi pas 9 fitoreve rresht.
Luka Doncic ishte i pakapshëm në këtë ndeshje. Ai luajti e 31 pikë, 9 kërcime e 8 asistime.
Te Utah u dallua Mike Conley me 28 pikë, por nuk mjaftoi për ta vazhduar serinë e fitoreve.
Dallas Mavericks gjendet në pozitën e shtatë me 28 fitore e 21 humbje, kurse Utah Jazz në krye të Konferencës Perëndimore me 38 fitore e 12 humbje.