Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PAS DY HUMBJEVE...

Istogu fiton, mbetet “në lojë” për Superligë

Istogu fiton, mbetet “në lojë” për Superligë


17 March, 2023 @16:26

Skuadra e Istogut ka shënuar fitore të rëndësishme sot në kuadër të Grupit A të Ligës së Parë, për të mbetur në garë për një pozitë që dërgon drejt Superligës stinorin tjetër.

Ekipi i Istogut ka arritur të mposht atë të Rilindjes 1974 me rezultat 2-1, falë golave që erdhën në pjesë të parë të ndeshjes, për të kontrolluar pastaj lojën, edhe pse në fund u desht të jenë të fokusuar mirë për të mos pranuar gol që do të barazonte rezultatin.

TABELA AKTUALE

Në fitoren, Istogu avancoi përmes një autogoli të G. Shehit, ndërsa pas tij ka qenë Bleart Tolaj që shënoi për 2-0. Në pjesë të dytë goli i nderit nga mysafirët u shënua nga Abedin Mërlaku, që vulosi përfundimtaren, Istogu 2-1 Rilindja 1974 [G. Shehi 19ag., Bleart Tolaj 30 - Abedin Mërlaku 82].

Fitorja, bën që Istogu pas 19 ndeshjesh të jetë aktualisht në pozitë të tretë me 32 pikë, sa ka edhe Phoenix i katërti me një ndeshje më pak. Rilindja 1974 me po aq ndeshje është e shtata me 25 pikë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë