Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DEMUSH MAVRAJ - ISTOG

Istogu kthehet në fole

Foto: kf-istogu.com

Istogu kthehet në fole


2 November, 2015 @14:31

Edhepse pritnin që gjithçka të bëhet gati për janar, Istogut i kanë shkuar punët mirë dhe tashmë që prej xhiros së ardhshme pritet të luajnë në stadiumin e vetë. 

Ekipi i Istogut ka bërë të ditur se punëkryesi ka njoftuar për përfundimin e punimeve në shtrimin e barit të ri në stadiumin Demush Mavraj dhe se gjithçka është gati për lojë. 

Inspektorët e FFK-së pritet që të zbarkojnë nesër në stadiumin e Istogut për të verifikuar gjendjen edhe zyrtarisht, kurse të kaltërit e drejtuar nga Genc Hoxha, nëse gjithçka shkon në rregull pritet që të jenë nikoqir të Dritës në xhiron e radhës në folenë e tyre. 

Istogu për shkak të renovimit të fushës së stadiumit ndeshjet si vendas deri më tani i zhvillonte në Shahin Haxhiislami të Pejës. 


 
Të gjitha lajmet nga