KAPITENI
Qëllimi Europa League, por mund të befasojmë
2 November, 2015 @9:06
Pas urimeve për fitoren e gjashtë me radhë në Bundesligë, Granit Xhaka, është pyetur edhe për ndeshjen e radhës, që ekipi i tij e luan ndaj Juvenutsit në kuadër të Ligës së Kampionëve nesër.
“Loja kundër Juventusit është ndryshe ndaj asaj që e zhvilluam në fundjavë. Ne do të tentojmë të luajmë si në ndeshjen e fundit, për t’i shkaktuar sa më shumë probleme kampionit të Italisë. Qëllimi ynë është vendi i tretë në Grupin D, por nëse mund të arrijmë edhe vendin e dytë, do të ishte kënaqësi,” ka thënë ndër të tjera kapiteni i ekipit të Borussia Monchengladbachut, Granit Xhaka.
Xhaka 23 vjeç është bërë ylli padiskutueshëm i mesit të fushës së ekipit gjerman, derisa në Ligë të Kampionëve këtë stinor ende nuk kanë shijuar fitoren duke pasë vetëm një barazim në tre ndeshjet e para dhe gjinden në grupin e vdekjes, ku përveç Juventusit (7 pikë) janë edhe Manchester City (6 pikë) e Sevilla (3 pikë).