TROFTAT NË KRIZË
Istogu mbetet pa kapitenin
22 June, 2015 @19:47
Kapiteni i Istogut, portieri Valmir Hajrizaj, është larguar nga skuadra e tij pas lajmit që morri nga kompania sponzoriuese dhe drejtuese e klubit.
“Të gjitha sukseset që i kemi arritur janë falë kontributit të madh që ka dhënë kompania Trofta. Drejtori i klubit Fazli Bytyqi ka qenë tepër korrekt me krejt lojtarët, duke i plotësuar të gjitha kushtet dhe obligimet. Më vjen keq që kjo po ndodh te Istogu. E kuptoj edhe vendimin e Troftës, pasi që askush nuk i doli në krah. Me largimin e drejtorit edhe unë nuk do të jem pjesë e KF Istogu,” është cituar të ketë thënë ai për faqen zyrtare të klubit kaltër e zi nga Bjeshkët e Nemuna.
Edhe trajneri Nazmi Rama ishte larguar më parë nga Istogu, në fakt me të përfunduar kampionati, ndërsa tashmë priten edhe largime tjera nga skuadra.