Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TE BURIMI I DRINIT

Istogu radhit përforcimet e vazhdimet për sezonin 22/23

Istogu radhit përforcimet e vazhdimet për sezonin 22/23


16 July, 2022 @11:08

Përkundër se ekipi nuk arriti të vazhdojë me trajnerin e tyre nga sezoni i kaluar, Bekim Shotani, Istogu ka bërë të ditur se një pjesë të mirë të lojtarëve e ka mbajtur në klub, ndërsa ka bërë edhe përforcime të rëndësishme.

Derisa mëposhtë do të lexoni për secilin lojtar në çfarë pozite luan dhe sa i është vazhduar kontrata, ajo që vlen të theksohet është se drejtuesit e Troftave vetëm dy futbollistëve i kanë besuar kontratë 2-vjeçare, derisa të tjerëve i është vazhduar kontrata deri në fund të sezonit në ardhje.

Kujtojmë, pas ndarjes me vushtrriasin Shotani në krye të shtabit teknik, Istogu ende nuk ka zyrtarizuar timonierin që do të drejtojë skuadrën përgjatë sezonit 22/23 në Ligë të Parë të Kosovës.

Art Maloku - mbrojtës nga Gjakova, në sezonin e kaluar ka qenë pjesë e A&N, ndërsa më parë ka luajtur për Prishtinën, Vëllaznimin dhe Kosovën U19. Ka nënshkruar kontratë 1-sezonale me Istogun.

Bleron Tolaj - mesfushori ofanziv nga Deçani, në sezonin e fundit ka qenë pjepsë e KF Rilindja ‘74, duke u bërë ndër kryesorët për inkuadrimin e këtyre të fundit në Ligë të Parë, ka nënshkruar deri në fund të stinorit 22/23.

Enis Gegollaj - rikthen portierin istogas në ekip, pasi që në sezonin e kaluar ka qenë pjesë e Phoenix. Ka nënshkruar kontratë deri në fund të qershorit 2023.

Qëndrim Krasniqi - mesfushori vazhdon edhe një sezon me Troftat, duke nënshkruar deri në fund të stinorit 2022/23.

Malësor Blakaj - sulmuesi i krahuit ka vazhduar edhe për një sezon me Istogun.

Drini Haziraj - i quajtur super-talent nga KF Istogu, Drini është ndër të rrallët të cilit i është besuar kontrata 2-vjeçare nga drejtuesit e Istogut. Mesfushori në fjalë, ka nënshkruar deri në fund të qershorit të vitit 2024.

Granit Arifaj - sulmuesi që ka shënuar gola kudo që ka luajtur, ka vazhduar edhe për një sezon me Troftat.

Erjon Qeta - sulmuesi ka shtuar edhe një vjet në kontratë të tij me ekipin e tij. Qeta që asiston e shënon, deri në fund të stinorit 2022/23 është konfirmuar si pjesë e Istogut.

Bleon Alushaj - mbrojtës i ri i Istogut, ka vazhduar për dy stinorët e ardhshëm kontratën me ekipin e Istogut. Bleoni do të jetë kaltërezi deri më qershor 2024.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë