ISTOGU 2-0 VUSHTRRIA

Fotografite: Besar Haskaj/ KFIstogu/ fb
Istogu shtyen Vushtrrinë drejt rënies
8 May, 2021 @22:33
Përkundër se ka të siguruar pozitën e tretë në Ligën e Parë A dhe nuk i rrezikohet ajo pozitë fare deri në fund të stinorit, Istogu nuk ka bërë kalkulime fare dhe nxënësit e trajnerit Nazmi Rama kanë shënuar fitore ndaj Vushtrrisë së rrezikuar për rënie 2-0 [Yoan Olivier 47, Egzon Kurteshi 72].
Pas pjesës së parë pa gola, troftat kanë lëvizur në pjesë të dytë për të fituar ndeshjen. Së pari ka qenë Yoan Olivier që i ka dhënë epërsinë, ndërsa më pas, pas asistimit të Ragip Mazrekajt, ka qenë Egzon Kurteshi që i ka dhënë fund dilemave të fituesit, kur shënoi për 2-0 përfundimtare.
Istogu kështu tash ka arritur në kuotën e 47 pikëve dhe ka regjistruar fitoren e 13 të stinorit, ndërsa Vushtrria do të duhet të fitojë patjetër në ndeshjen e fundit të stinorit dhe të shpresojë në humbje të Drenasit për të mbijetuar në Ligë të Parë. Përndryshe, ish-kampioni i Kosovës bie në Ligë të Dytë.