Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORE PËR NGRITJE

Istogu vazhdon ndjekjen e kreut

Istogu vazhdon ndjekjen e kreut


2 April, 2023 @14:36

Fitorja e dytë me radhë për Istogun ka ardhur këtë të shtunë, derisa ekipi i trajnerit Fisnik Gashi ka mposhtur Trepçën e Emin Baliqit, me lojë më të mirë të treguar në pjesë të dytë.

KF Istogu

Kjo, pasi që pjesa e parë më shumë si “matje e kundërshtarit” asnjëra s’rrezikoi mjaftueshëm sa për të shënuar, ndërsa në pjesë të dytë me të ardhur goli i parë, ndeshja u këput për 15-minuta dhe Istogu shënoi shpejt për të siguruar fitoren.

TABELA AKTUALE

Ka qenë Malësor Blakaj që hapi serinë e golave, që u asistua nga Bleron Tolaj. Pas tij, Bleon Alushaj shënoi pas pasimit të Erlind Mulajt, kurse 21-minuta para fundit të takimit Qëndrim Jahaj vendosi përfundimtaren, Trepça 0-3 Istogu [Malësor Blakaj 57, Bleon Alushaj 65, Qëndrim Jahaj 69].

KF Istogu XI

Fitorja bën që Istogu të shtunën të dalë në pozitë të dytë të renditjes tabelare me 35 pikë nga 20 ndeshje, ndërsa Trepça e tetë në renditje ka 20 pikë nga 20 ndeshje.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë