Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BEKIM ISUFI

Isufi: Lojë e menaxhuar mirë! Fitore e rëndësishme

Foto: KFBallkani/fb

Isufi: Lojë e menaxhuar mirë! Fitore e rëndësishme


18 September, 2021 @21:25

Trajneri i Ballkanit, Bekim Isufi, në deklaratën e tij pas fitores së sotme ndaj Llapit ka thënë se ekipi i tij ka menaxhuar mirë ndeshjen dhe me meritë ka fituar përballjen ndaj llapjanëve.

“Secila fitore është e rëndësishme, veçanërisht ndaj një kundërshtari të fortë, si Llapi sot. Ka qenë fitore e merituar, ku deri te goli i parë menaxhuam mirë ndeshjen në përgjithësi. Kemi arritur të organizohemi mirë edhe në mbrojtje dhe arritëm të realizojmë përsëri duke shfrytëzuar hapësirat e krijuara nga rivali,” ka thënë Isufi pas fitores së sotme.

Ballkani me fitore të shënuar sot, ka marrë kryesimin e Superligës dhe është ndër katër ekipet që s’ka pësuar ende këtë stinor.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga