Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TURQIA - ITALIA

Italia demolon Turqinë në hapje të EURO 2020

Italia demolon Turqinë në hapje të EURO 2020


11 June, 2021 @22:51

Italia e ka filluar mbarë kampionatin evropian EURO 2020.

Ish kampionët e Evropës në EURO 1968, kanë shprehur haptas ambiciet për ta fituar titullin e më të mirit të Evropës sërish, duke shënuar fitore të thellë në ndeshjen hapëse të EURO 2020, duke e mposhtur Turqinë me rezultat 0-3 [Demiral (AG) 53’, Immobile 66’, Insigne 79’].

Italia dominoi tërësisht në lojë, derisa turqit u munduan të rrezikojnë në disa raste vetëm nëpërmjet kundërsulmeve.

Ndryshimi në rezultat fillimisht erdhi nëpërmjet autogolit të mbrojtësit turk, Merih Demiral, në minutën 53’ të ndeshjes, ndërsa më pas fitorja u vulos me golat e sulmuesve italianë, Ciro Immobile dhe Lorenzo Insigne.

GRUPET NË EURO 2020

Me këtë fitore Italia kryeson grupin A me 3 pikë, ndërsa nesër do të luhet ndeshja tjetër e grupit ndërmjet Uellsit dhe Zvicrës.


 
Të gjitha lajmet nga Evropiani