GENOA

REUTERS
Italia gati, shqiptarët mbushin stadiumin
17 November, 2014 @22:05
Për herë të parë në histori të kombëtares, Shqipëria do të ndeshet me Italinë.
Miqësorja e nesërme pritet të mbledhë një numër të madh shikuesish shqiptarë në ndeshje, ku mediat italiane kanë thënë se shifra prej 10 mijë biletave ka kaluar te tifozët kuqezi, derisa në total janë shitur deri më tani 17 mijë e 500 bileta për këtë miqësore.
Në anën tjetër, përzgjedhësi italian, Antonio Conte, ka bërë të ditur numrat e 23-shes italiane që do t’i vihet përballë Shqëipërisë në ndeshjen e parë mes dy vendeve që i ndan Adriatiku.
Ekipi i Italisë për ndeshje ndaj Shqipërisë:
Portierë: | 1 Mattia Perin, 12 Salvatore Sirigu; | ||
Mbrojtës: | 15 Francesco Acerbi, 19 Leonardo Bonucci, 3 Emiliano Moretti, 6 Luca Rossettini, 5 Daniele Rugani; | ||
Mesfushorë: | 13 Luca Antonelli, 14 Alberto Aquilani, 7 Andrea Bertolacci, 8 Giacomo Bonaventura, 11 Alessio Cerci, 4 Domenico Criscito, 2 Lorenzo De Silvestri, 20 Manolo Gabbiadini, 18 Marco Parolo, 16 Andrea Poli, 23 Stefano Sturaro; | ||
Sulmues: | 22 Mattia Destro, 10 Sebastian Giovinco, 21 Alessandro Matri, 9 Stefano Okaka; |