EURO 2015
Kombëtarja U-19, përshëndetet pa fitore
17 November, 2014 @21:32
Shpresat U-19 të kombëtares shqiptare, kanë përfunduar aventurën kualifikuese për EURO 2015 pa asnjë pikë të fituar në Porugali.
Në tre ndeshjet e grupit, ata nuk kanë arritur të nxjerrin asnjë pikë, derisa sonte në ndeshjen e fundit dhe më të lehtë të grupit, janë mposhtur nga Uellsi 2-1.
Ekipi i Altin Lalës ka përfunduar ndeshjen me 9 lojtarë pasi që në minutat e fundit të ndeshjes Ardit Toli dhe Albert Stublla janë ndëshkuar me karton të kuq për të përfunduar kështu kampanjën kualifikuese turpshëm.
Portugalia ka dalë fituese e grupit, duke i fituar të gjitha ndeshjet, derisa Danimarka është ekipi tjetër që u kualifikua nga Grupi 7 për Elite Round para EURO 2015 për të rinjtë.
Shqipëria - Portugalia dhe Shqipëria - Danimarka
Ndeshjen e parë Shqipëria e kishte humbur nga Danimarka, derisa të dytën u mposht nga Portugalia.
Të gjitha ndeshjet e Grupit 7:
Danimarka - Shqipëria | 1-0 | ||
Portugalia - Uellsi | 2-1 | ||
Danimarka - Uellsi | 4-0 | ||
Portugalia - Shqipëria | 4-1 | ||
Portugalia - Danimarka | 2-1 | ||
Uellsi - Shqipëria | 2-1 |
GRUPI 7, Kualifikimet për EURO 2015 U-19
1 | Portugalia | 9 pikë | ||
2 | Danimarka | 6 pikë | ||
3 | Uellsi | 3 pikë | ||
4 | Shqipëria | 0 pikë |