Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA

Tentim kurdisje e Lirisë!!!

Çast nga ndeshja Liria-Flamurtari nga stinori 2010/11, kur ishin anëtare të Superligës/BOROZANI/Arkiv

Tentim kurdisje e Lirisë!!!


17 November, 2014 @11:21

Ndeshja derbi e Ligës së Parë, ndërmjet Flamurtarit të Prishtinës dhe Lirisë së Prizrenit, përfundoi me fitoren e vendasve, 1-0, që zbeh përkohësisht gjasat e prizrenasve për krye të tabelës. 

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Jahir Sijarina, që 15 minuta para fundit të ndeshjes realizoi golin që i dha fitoren ekipit kuqezi të Prishtinës. 

Sidoqoftë, përkundër asaj që ndodhi në fushë, ‘muhabeti’ i vërtetë siç pohon Sport Plus sot, kishte ndodhur jashtë fushës së gjelbërt. 

Kjo, pasi që gazeta ka kuptur se drejtuesit e klubit prizrenas kanë tentuar të ‘blejnë’ fitoren me 3 mijë euro nga Flamurtari, të cilën këta të fundit nuk kanë pranuar ta bëjnë. 

Për më tepër, këtë në një mënyrë e ka thënë edhe trajneri i Flamurtarit, Jusuf Tortoshi pas ndeshjes. 

“U bë shumë mirë që fituam, treguam se kemi karakter. Ndërsa të gjithë ata që kanë menduar se loja do të shitet nga ana jonë, e kanë rezultatin përpara,” është cituar të ketë thënë Tortoshi për gazetën në fjalë. 

Derisa udhëheqësi i ekipit prizrenas Agron Beseni, për Sport Plusin ka thënë: “Nuk kam çka të them, pasi që këtu më i shumë i ngjante një kopshti Zoologjik.” 

Liria ishte akuzuar për tentim blerje të lojës edhe ndaj Istogut stinorin e shkuar në Ligë të Parë.

Pesë ekipet kryesuese të Ligës së Parë pas ndeshjeve të fundjavës janë: Gjilani me 31 pikë, Flamurtari me 29, KEK me 28, Llapi 28 dhe Liria 28.  


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga