PLZEN
Çekët perfekt, njoftojnë Islandën me humbje
16 November, 2014 @22:40
Në ndeshjen derbi të natës kualifikuese për EURO 2016, ku u takuan dy ekipet me formë perfekte në Grupin A, Çekia e Islanda, fitues dolën vendasit.
Të dy përfaqësueset deri sot kishin pikë maksimale nga ndeshjet e deritashme, 9, duke mos lëshuar asnjë pikë - dhe nata e 16 nëntorit, do të prishte një ecuri (ose dy, me barazim).
Përkundër se Islanda ia nisi më mirë duke marrë epërsinë e hershme në takim, çekët u këndellën me kohë dhe arritën të barazojnë pak pa përfunduar pjesa e parë, duke shënuar në kohë shtesë.
E në pjesën e dytë, fituesin e vendosi një autogol i pafat i islandezëve, që i dha fitoren Çekisë, në grupin e vështirë, që pritet të ketë luftë të pakompromis deri në fund, kur dihet se këtu bëjnë pjesë edhe Holanda e Turqia.