SKENDERAJ
Latifi shpëton Prishtinën nga humbja
16 November, 2014 @14:59
Njëra ndër derbit e ditës, Ferronikeli - Prishtina, ka përfunduar me barazim. Ndeshja e mahnitshme nga të dyja palët, si nga ekipi i Gani Sejdiut ashtu edhe Bylbyl Sokolit, ndoshta ka përfunduar me rezultat të merituar, pasi që të dyja treguan mjaft gjatë gjithë ndeshjes.
Së pari erdhën në epërsi vendasit dhe liderët e tabelës, me anë të golit të lojtarit më të dalluar të lojës, Behar Maliqi.
Maliqi realizoi penalltinë heret në ndeshje, për të shkëlqyer gjatë 90 minutave, por në fund ekipi i tij nuk i bëri ballë dot gjuajtjes së lirë të Liridon Latifit në formë, që shënoi për të barazuar pak para fundit të ndeshjes.
Ferronikeli mbetet lider edhe pas kësaj xhiroje, por pa arritur të ngrejë shumë epërsinë në krye me një pikë të fituar sot, derisa Prishtina tashmë është në vend të pestë.